PAMJE TË RËNDA/ Katër efektivë policie mbërthejnë të riun në “Myslym Shyri”, e godasin me shkop gome në kokë

0

TIRANË- Videoja që po shikoni tregon dhunimin e një të riu me shkop gome. Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë katër efektivë policie kanë mbërthyer një të ri, pjesë e grupiut të ‘zhurmuesve’ në rrugën “Myslym Shyri” dhe e dhunojnë atë.

Një prej efektivëve, në dukje qeros, nxjerr dhe shkopin e gomës e qëllon pa mëshirë të riun. Goditjet vijojnë edhe nga policët e tjerë, ndërsa në sfond dëgjohen të bërtitura.

Çfarë ndodhi një natë më parë në rrugën ‘Myslym Shyri’?

Zhurmat brenda një lokali kanë shkaktuar përplasje mes një grupi të rinjsh dhe Policisë së Shtetit. Pas marrjes së informacionit, efektivët e komisariatit nr.2 kanë shkuar në zone, por të rinjtë kanë filluar t’i kundërshtojnë dhe kanë dhunuar dy prej tyre. Prindërit e të rinjve të arrestuar janë ankuar se efektivët u kishin dhunuar fëmijët, ndërsa Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë, ku bën me dije se dy efektivë janë dhunuar prej të rinjve. 6 prej tyre janë prangosur, ndërsa një 17-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë. Deri më tani, Policia i ka identifikuar të rinjtë vetëm me iniciale, ndërkohë që mosha e tyre varion nga 19-28 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu