GRAMSH– Sherr mes të rinjve në qytetin e Gramshit. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga JOQ, disa të rinj zihen me grushta dhe me shkelma për arsye ende të paqarta. Ndërkohë personat e tjerë që ndodhen rastësisht mes tyre, tentojnë që t’i ndajnë por për disa çaste e kanë të pamundur që të qetësojnë gjakrat.
Deri më tani nuk dihet se cili është shkaku i sherrit, por edhe Policia nga ana tjetër nuk ka reaguar ende në lidhje me ngjarjen.