Pamjet nga vendngjarja/ Shpërthim i fuqishëm në vilën e Talo Çelës, xhamat bëhen ‘thërrime’ (Video)

0

Një sasi tritoli i është vendosur banesëas së Talo Çelës në fshatin Katund i Ri në Elbasan, e cila pas shpërthimit ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Dëmet e shkaktuara janë të mëdha, ndërsa janë thyer të gjitha xhamat e katit të parë.

Mësohet se banesa e Çelos ka qenë bosh në momentin e shpërthimit pasi familjarët prej kohësh ishin larguar nga aty, si pasojë e frikës nga ndonjë hakmarrje e mundshme. Ky sulm vjen pas një goditje tjetër që atentatorët i dhanë Tao Çelës disa muaj më parë, duke i vrarë vëllanë e tij, taksistin Bujar Çela në kryqëzimin e Bradasheshit.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve, të cilët duket se po e kërkojnë Çelën krahas saj. Tao Çela akuzohet për grabitje dhe vrasje si dhe për disa ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Elbasan.

Në vendin e ngjarjes, pranë banesës së braktisur të Çelës ka mbërritur dhe drejtori i ri i Policisë së Elbasanit Alket Shatro si dhe dhjetra forca të tjera policie, që po kqyrin vendin e shpërthimit, ndërsa nuk kanë rënë ende në gjumë të autorëve.


Policia e Shtetit më 7 korrik të këtij viti ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion për kapjen e 49-vjeçarit, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, si dhe për grabitjen e ndodhur në prill të vitit 2019 në aeroportin e Rinasit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme në pronësi shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu