Para një muaji i vranë vëllanë, sot eksploziv banesës së Talo Çelës në Elbasan

0

Shpërthen lëndë plasëse në një banesë në fshatin Katundi i Ri, në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se banesa është në pronësi të shumëkërkuarit, Talo Çela.

Policia e Elbasanit sqaroi se shtëpia ku ka shpërthyer lënda plasëse është e pabanueshme. Mësohet se si shkak i shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Forcat e policisë janë vendngjarje për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kujtojmë se ka kaluar një muaj, nga vrasja e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, e ndodhur rreth orës 05:45 të mëngjesit të 17 shtatorit.

Informacion:

Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme në pronësi shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu