Pandeli Majko i pasigurtë për votën,zbulohet patronazhisti i tij

0

Database që po përdoret nga Partia Socialiste por jo vetëm, për të siguar bindjen mbi votën e çdo zgjedhësi, duket se befason Pandeli Majkon.

Në një foto ku janë të dhënat e tij, në emertimin PËRSHKRIMI, që mendohet se duhet të shkruhej orientimi, bindja dhe vota e tij për partinë socialiste aty shkruhet se NUK KA INFORMACION,shkruan InfoWebTv.

Nga kjo foto lexohet edhe mendimi se zërat e vjetër të PS-së janë skeptikë.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë në media u bë publike se Partia Socialiste zotëron një database me të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës.

Në këtë database ndodhet çdo e dhënë e qytetarëve, emër, mbiemër, numër telefoni, numri i ID-së, numri i qendrës së votimit, vendi i punës dhe sigurisht patronazhisti, i cili krijon idenë se sa vota do të fitojë partia e tij për zgjedhje.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu