Reshje shiu,fishekzjarre dhe daulle,Basha nuk ndalet

0

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në një tur simbolik nga jugu në veri.Qyteti i fundit ku ai ndaloi ishte Tropoja,në të cilin është pritur mjaft mirë.

Edhe pse reshjet e shiut nuk kanë pushuar, Basha është shoqëruar nga një numër i madh qytetarësh deri në hotelin ku ka vendosur të takojë natën. Ndërkohë nuk kanë munguar as fishekzjarret dhe daullet që binin gjithë kohës.

Ditën e nesërme kryedemokrati do të jetë në takim në Tropojë në orën 09:00 me simpatizantët demokratë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu