Pandemia fut në situatë të vështirë autoritetet, lirohen nga burgu para kohe 203 të burgosur

0

Pandemia koronavirus po përfshin dhe burgjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rastet e reja në qendrat e vuajtjes së dënimit janë trefishuar në javën e fundit. Familjarët janë të shqetësuar për shëndetin e të afërmve të tyre pasi u rrezikohet jeta sepse nuk mund të ruajnë distancën fizike.

“Të gjithë qëndrojnë afër këtu kur supozohet që të jenë 2 metra larg. Jam shumë e shqetësuar, besoj se ai duhet të kthehet në shtëpi”, tha Cassandra Bluford, e fejuara e një të burgosuri.

Kjo është ajo që autoritetet e Sakramentos po bëjnë për të ndaluar përhapjen. Me anë të një urdhri emergjence, disa të burgosur po lirohen para kohe.

“Është diçka shumë e vështirë për t’u bërë. Arsyeja e këtij vendimi është krijimi i zonave të karantinës për të infektuarit”, tha Rod Grassmann, sherif në Sakramento.

Një total prej 203 të burgosurish janë liruar, deri në 90 ditë më përpara. Kjo lëvizje ka shqetësuar tej mase amerikanë, shumë prej të cilëve e konsiderojnë një vendim të rrezikshëm.

Por autoritetet sqaruan se ata që rifitojnë lirinë janë të dënuar për krime të lehta dhe jo ata që janë dënuar për dhunë brenda familjes apo krime të tjera të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu