Mori pjesë në vrasjen e “Dodës”, gjykata Elbasanit merr vendimin për fatin e Florenc Shabanit

0

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së arrestit në burg për Florind  Shabanin, i akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj shtetasit, Roland Rexhepit ose siç thirrej ne Elbasan “Doda”.

Kujtojmë se Shabani u ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania në Shqipëri, dhe pritet që të gjykohet nga drejtësia shqiptare për implikimin e tij në vrasjen e ish-shefit të antidrogës në Policinë e Elbasanit.

Në materialin hetimor, Shabani, paraqitet nga akuza si personi që ka shërbyer si vëzhgues në vrasjen e Roland Rexhepit, ndodhur në 29 korrik 2009, në lagjen “Vullnetari”-Elbasan.

Ndërsa në këtë vrasje ekzekutor me armë, kanë qenë Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg dhe aktualisht ndodhet në burg.

Vrasja e Rexhepit ose siç thirrej në Elbasan me nofkën “Doda”, është kryer për llogari dhe financim, të një grupi kriminal, ku njëri prej anëtarëve të këtij grupi, aktualisht ndodhet në burg për llogari të SPAK dhe tjetri ndodhet në Dubai.

Thuhet se ka qënë ADN – ja e Shabanit që ka bërë të mundur konfirmimin e përfshirjes së tij në ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu