Pandemia merr pëmasa shqetësuese, Italia mbyll shkollat në disa rajone

0

Pandemia ka shkaktuar shifra shqetësuese në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dyfishuar numri i viktimave e rasteve pozitive kanë shënuar shifra të njëjta me muajt me dramatik të pandemisë mars- prill 2020.

Raporti i 24 orëve të fundit i autoriteteve italiane informon për 83 viktima e 8084 të infektuar.

Rajonet me numrin më të lartë të rasteve pozitive kanë qënë Lombardia e Campania.

Guvernatori i rajonit të Campanias Vincenzo De Luca ka urdhëruar mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve dhe ato Universitare deri më 30 tetor 2020.

Autoritetet shëndetësore italiane sapo kanë publikuar raportin javor të kurbës së pandemisë me një notë shqetësuese qysh në hyrje të tij ku thuhet se “virus qarkullon në të gjithë territorin kombëtar e Italia ndodhet në një përshpejtim të evolucionit epidemik i cili ka hyrë në një fazë akute me një rritje të numrit të rasteve e me evidenca kritike të sistemit shëndetësor të shërbimeve territoriale për shkak të shtimit të numrit të personave që kërkojnë kurim spitalor.”

Sipas raportit në shtatë ditët e fundit në Itali janë regjistruar 1749 vatra te reja infektimi duke cuar numrin aktual aktiv të tyre në 4913 vatra.

Në cdo 100 mijë banorë verifikohen 75 persona të infektuar kundrejt 44.3 që ishin një javë më parë.

Një rritje shqetësuese ka shënuar dhe numri i personave në kurim spitalor e në terapi intesive.

Sipas drejtorit të Politikave Parandaluese te Sëmundjrbmve Infektive në Ministtinë itslixnevtë Shëndetësisë Dr Giovanni Rezza është e rëndësishme të respektohen masat e mbrojtjes individuale dhe brenda mureve të shtëpisë e të evitohen grumbullimet private e publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu