Pandemia thellon krizën në tregun imobilar /Prej dy muajsh çdo gjë e pezulluar

0

Tregu imobilar në Vlorë është në krizë. Që prej fillimit të këtij vitit nuk ka patuar asnjë shitje. Qemal Hoxha agjent imobiliar thotë se në zonën e lungomares dhe bulevard,  çmimi  është rritur me 100 deri 200 euro metri katrorë.

“Ka 2-3 muaj që pas Krishtlindjeve që çdo gjë është pezulluar. Është zero.”

Blerësit kryesorë në zonat bregdetare, janë të huajt dhe emigrantët që duket se për shkak të pandemisë janë stepur për të investuar.

“Në momentin që dikusht do të investojë, nuk është akoma i bindur se për çfarë do të investojë në Vlorë. Kryesorët në zyrën tonë ose në Vlorë janë italianë, ata që e duan shumë qytetin..Kemi pasur blerje edhe te pjesa rusëve, polakëve, ukrainasve.”

Agjentët e shitjeve shpresojnë me hapjen e kufijve së lirë, në mënyrë që ky treg të rigjallërohet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu