Rama shtyu gazetaren ,reagon ashpër PD-ja/ Ky është fundi i një politikani

0

Reagim i ish-Kryetares se Komisionit te Medias Albana Vokshi.

Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re.

Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë

Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund më 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu