Panik në Astir, zjarr në orët e para të mëngjesit në tarracën e një pallati

0

TIRANË- Një zjarr ka rënë në orët e para të ditës së sotme në një pallat në zonën e Astirit.

Sipas pamjeve të siguruara zjarri ka rënë në tarracën e pallatit.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët, teksa nuk dihen shkaqet.

Fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar.

Priten të tjera informacione në vijim.