Parakalimet e gabuara në “Librazhd-Qafë Thanë”: Policia vendos gjoba për automjetet

0

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 2 automjete që kryejnë parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, ju informojmë se:

Strukturat e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet dhe kanë vendosur masën administrative 10 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 10, neni 146, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu