Parakalimi i gabuar. Makinat bëhen copë-copë, 3 të plagosur në spital

0

Një tentativë e gabuar për parakalim shkaktoi një aksident me 3 të plagosur në aksin Milot-Lezhë pasditen e sotme.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e goditjeve që ka pësuar nga aksidenti, ku u përfshinë 4 makina.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë së qarkullimit rrugor dhe zjarrfikësit për të larguar makinat nga rruga për të normalizuar gjendjen, që rifilloi pas disa minutave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu