Plagosja në Vlorë, gjendet makina e djegur e autorëve

0

Një ditë pas plagosjes së 36-vjeçarit Diego Hanaj, është gjetur një makinë e djegur në Vlorë, që dyshohet se iu përket autorëve.

Burime bëjnë me dije se një makinë tip audi është gjetur e djegur në fshatin Trevllazër.

Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datën 05.01.2022, për ngjarjen e ndodhur tek lagjja “Pavarësia”, ku u plagos me armë zjarri në dorë shtetasi D. H., ju bëjmë me dije se:

Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë, e cila rrezikoi dhe jetët e personave të tjerë, pasi plumbat që u qëlluan në drejtim të të riut, hynë dhe në dy biznese të zonës, fatmirësisht pa të lënduar të tjerë.

Mësohet se 2 janë pista kryesore ku po heton Policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, që tronditi sërish Vlorën.

I plagosuri është kunati i vëllezërve Brahimaj (Isuf Brahimaj, u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në vitin 2014-të. ) Ndërsa i ati i 36 vjeçarit ka qënë i përfshirë në një vrasje në rrethana familjare disa vite më parë.

Rikujtojmë se Diego Hanaj u qëllua teksa ecte nga një makinë në lëvizje, dyshohet tip Audi. Ai ka marrë plumb në dorë dhe është paraqitur në spital i plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu