Paralajmëron Dritan Zagani: Tahiri do të dalë nga burgu, ky është pakt

0

Ish-efektivi Dritan Zagani ka paralajmëruar lirimin nga burgu të ish-ministrit Saimir Tahiri, në një lidhje me Skype për “Fax Neës”, Zagani tha se Tahiri nuk do ta vuajë të plotën dënimin që mori vetëm një ditë më parë, 3 vite e katër muaj, por do të lërë shumë shpejt qelinë. Sipas Zaganit, ky është një pakt i bërë mes vetë ish-ministrit të Brendshëm e kryeministrit Edi Rama në mënyrë që Tahiri të mos tregojë gjithçka që di e ka bërë në bashkëpunim me kreun e Qeverisë.

“Është bërë akordi që ky mos flasë dhe të rri pak brenda, aty është një akt marrëveshje. Unë dëgjova trupën gjykuese, lidhja me bandën kriminale nuk është shpërdorim detyre por është bashkëpunim me organizatën kriminale, nuk ka sens të qëndrojë si akuzë shpërdorimi i detyrës. Unë jam polic nuk jam jurist. Por me aq sa e njoh ligjin dhe procedurën penale aty duket qartë që ka një akord e marrëveshje për të minimizuar dëmet e Saimir Tahirit për të mbuluar dëmet e mëdha të Edi Ramës. Në këto kushte ngelet për tu parë, por Saimir Tahiri do të dalë shumë shpejt. Saimir Tahiri do të dalë shumë shpejt nga burgu dhe pastaj do të hajë gëzuar lekët që nuk e di as vetë se ku i ka. Disa muaj do të bëjë burg,”- tha Zagani.

Ish-ministri u dënua ditën e djeshme nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e vitit 2019, dhe e shpalli fajtor Tahirin për shërdorim detyre. Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve grupin Habilaj, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë në këmbim të përfitimeve monetare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu