Parashikimi i motit 25 janar/Reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin

0

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje në territor.

Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi përmirësim të lehtë dhe gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugperëndim duke krijuar dallgëzim 6 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu