Parashikimi i motit, 7 mars 2024

0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë do të mbizotërojë kryesisht mot i vranët me intervale te pakta kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulet dhe mesatar në formë shtrëngatash në mesditë dhe pasdite. Në relievet malore, parashikohet borë me intensitet të ulët dhe në pasdite me intensitet mesatar në juglindje. Lokalisht dëbora do të prekë dhe lartësitë kodrinore. Parashikohet mjegull/mjegulline nga reshjet e shiut dhe të borës.

Gjithashtu, parashikohen ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore.

Era do të fryjë nga juglindja –verilindja 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 10m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu