Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në territorin shqiptar gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe mbrëmja të mbetet në të njëjtat kushte të motit.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.