Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe reshje shiu

0

Sot në vendin tonë për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore, moti parashikohet i vranët me intervale të herëpasherëshme kthjellimi.

Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Nga pasditja reshjet priten të jenë me intensitet deri në mesatar ndërsa në jug priten reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era pritet të fryjë me drejtim jug- juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë intensive dhe problematike 12-17m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë 3-5 ballë.

Në zonat malore temperaturat parashikohen nga 4 deri 17°, në zonat e ulëta 11 deri 22°C dhe në zonat bregdetare 8 deri 18°C.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu