Parashikimi i motit për sot/ Çadrat me vete

0

Mëngjesi nis me vranësira dhe rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku në zonat veriore-Verilindore do ketë reshje dëbore.

Këto kushte atmosferike mbeten deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet gradualisht në zonat bregdetare dhe gjatë natës përfshin gjithë Shqipërinë.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3 në verilindje deri në 13°C në jugperëndim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu