Përplasi 11-vjeçarin, arrestohet shoferi

0

Një 45-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi ka përplasur me mjetin tij një të mitur. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Ky i fundit në aksin Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Pasi ka marrë ndihëm në spitalin e Gjirokastrës, i mituri është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me mjet një këmbësor, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu