Ballina AKTUALITET Paratë në duar të sigurta?/ Arrestohet drejtori që vodhi bankën ku punonte
Në ditën e sotme është arrestuar në kryeqytet drejtori i një banke, pasi dyshohet se vodhi bankën në të ciln punonte.
Bëhet fjalë për Artan Nisllaj, që Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Artan Nisllaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, shkruhet në njoftimin e bërë nga policia.