Parkimi stres në Elbasan, qytetarët përballen me gjoba, ndërsa Bashkia …

0
Screenshot

 

Në Elbasan, çdo ditë po bëhet edhe më e vështirë të parkosh automjetin.Në bulevardin qendror që nga stadiumi deri te 1 maji vend-parkimet janë kthyer në korsi biçiklete, apo janë kufizuar ne nje sens levizjeje ku ndalohet qëndrimi i mjeteve. Nisur nga kjo situatë, drejtuesit e mjeteve gjenden mes vështirësisë për të gjetur një vend-pushimi.
Në të tilla kushte ata shpesh parkojnë dysh ose në vende të ndaluara me tabelë dhe përballen me sanksione.

Për drejtuesit e mjeteve kjo situatë është kthyer në një sfidë dhe stres të përditshëm.Edhe më stresuese situata bëhet për rezidentët të cilët nuk gjejne parkim në sheshet e pallateve.

Dikur u përfol për ndërtimin e një parkimi nëntokësor, por nuk u konkretizua. Infoweb Media iu drejtua Bashkisë Elbasan nëse ka një projekt konkret për ti dhënë zgjidhje përfundimtare ose për ta lehtësuar parkimin në qytet pot pavarësisht insistimit nuk mori asnjë përgjigje./Infoweb Media