“Parkohem aty te Zinsi”, Cllevio futet live nga burgu i Fierit dhe zbulon ‘sekretet’: Saimir Tahiri ka frikë nga… (VIDEO)

0

Kleviol Ahmeti i njohur nga të gjithë si Cllevio, një ditë pas sherrit me Noizyn ka përfunduar pas hekurave.

Arsyeja e arrestimit të tij është thyerja e rregullave. Ai ndodhej në “arrest shtëpie” ditën që shkoi në Durrës tek lokali i Noizyt.

Mirëpo, siç duket Klevio nuk i thyen rregullat vetëm jashtë qelisë, por edhe duke qenë i mbyllur. Gjatë ditës së djeshme reperi ka hyrë live në Instagram bashkë me një vajzë. Live-i është rregjistruar nga ndjekësit dhe një fragment ka bërë xhiron e rrjetit. Në video dëgjohet Ahmeti i cili këndon disa vargje të këngës së tij të re. Më tej me anë të një story në Instagram, ai përshëndet shokët e tij të burgut që e pritën si “gango” siç pëlqen ta quaj veten reperi. Ndër to edhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

“Në mënyrë të veçantë përqafoj shokët e mi që i kam tek godina tjetër që më pritën si personalitet gango. Dhe të gjithë kakamat e sektorit tim. Gjithashtu të gjithë gangot dhe shokët që ndodhen në gjithë burgjet e Shqipërisë. Në veçanti gjujtëset e burgut 325. Ju dua goca dhe ju jeni më gango se këta pederastat që bëjnë videoklipe,”-shkruhet më tej në Instastori.

Ju kujtojmë që Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet. Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Po ashtu, të nesërmen reperit iu vendos një lëndë plasëse në lokalin e tij. Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.

Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i krimit teksa Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajsoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova.

@gjoka.mario

#cllevioserbiano44 #cllevio #arkimedi #stresi #saimirtahiri #burgu #gango

♬ suono originale – gjoka.mario

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu