Partizani mundet në Tiranë dhe e mbyll këtu aventurën Europiane!

0

TIRANE – Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë të këtij takimi “shuajti” ëndrrën e kryeqytetasve për në Europë.

Shansi më i mirë i takimit ishte penalltia e akorduar për Partizanin në minutën e 80-të të takimit. Por Xhuliano Skuka i cili e fitoi 11-metërshin, gaboi duke ia pritur goditjen portieri i estonezëve.

Ndërsa tre ekipet e tjera shqiptare, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo do të vazhdojnë të luajnë në turin e dytë të Conference League.