Evis Kushi nga Elbasani : Pas 25 prillit do të fillojnë projektet e reja

0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në takimin e zhvilluar me gratë dhe vajzat në Elbasan deklaroi se ajo çfarë e bashkon skuadrën e PS është dëshira për ta parë këtë qytet më të zhvilluar, që sipas saj nuk mund ta bëjnë ata që e njollosin prej vitesh.

“Elbasani është e ardhmja jonë. Ne me PS, me Edi Ramën punojmë çdo ditë për të ardhmen e Elbasanit. Kemi punuar shumë për arsimin, për shëndetësinë, për infrastrukturën, për bujqësinë…”,tha Kushi.

Më tej ajo theksoi se nëse vendi nuk do të ishte përballur me dy fatkeqësitë më të mëdha ndoshta në 100 vitet e fundit, pandeminë dhe tërmetin, Elbasani do të ishte më i zhvilluar.

“Pas 25 prillit do të fillojnë projektet e reja. Ne do të bëjmë akoma më shumë për të mbështetur gratë dhe vajzat. Ashtu siç kemi arritur barazi në qeveri, ashtu do ta shtrijmë edhe më tej”, tha Kushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu