Pas 5 dekadash, kthehen faljet në Xhaminë e Ballijes Elbasan

0

Pas 5 dekadash nga prishja prej sistemit komunist, kthehen faljet në Xhaminë e Ballijes në Elbasan.
Xhamia e Ballijes konsiderohet si një nga xhamitë monumentale të Elbasanit.

Xhamitë dhe vendet përreth tyre janë konsideruar vazhdimisht si burim qytetërimi kudo në botë. Në projektimin e tyre janë aplikuar risitë më të fundit si në përqasjet artistike ashtu edhe në aplikimet e teknologjisë së ndërtimit. Ato shihen si hapësira frymëzuese për zhvillimin e artit dhe kulturës në një shoqëri.

Xhamia e Ballijes është vizituar nga Evlija Çelebiu. Sipas Çelebiut, xhamia e Ballijes është ndërtuar në vitin 1017, të hixhretit (17 prill 1608 deri më 6 prill 1609) dhe është vendosur në qendër të qytetit. Ndërtuesi kishte shkruar për këtë xhami. “Për hir të Perëndisë Hasan Balliu ndërtoi këtë shtëpi të Zotit, e cila shembëllen me parajsën”. Faltore, stili i së cilës bën pjesë në periudhën e dytë të zhvillimit të arkitekturës shqiptare islamike, kur modeli klasik osman i xhamisë përhapet në të gjitha trevat e Rumelisë. Për qytetin e Elbasanit ajo vinte e dyta në kohë, pas xhamisë së Nazireshës, me të cilën kanë të njejtënn gjuhë tipologjike. Elementet e saj përbërës funksional: salla e faljes, portiku në ballin e hyrjes dhe minareja në të djathtë plotësojnë siluetën me një kupolë gjysmësferike të lartësuar me një tambur polygonal tetëkëndor. Elementi më tërheqës i xhamisë ishte minareja që konkuronte të gjitha të tjerat me modelimin dekorativ original të saj sin ë zhvillimin e trupit në lartësi, por edhe ballkonit, i vetmi i këtij modeli në Shqipëri.

E ndërtuar në shekullin e 17-të, Xhamia Balizade apo e Ballies ka qenë një nga xhamitë më të rëndësishme në Shqipëri, dhe e vetmja ne qytet, e cila është e datuar me anën e një mbishkrimi nga dijetari i periudhes Osmane Celebi. Ajo ndodhej në skajin lindor të Uzun Çarshisë së vjetër, përballë me Kullën e Sahatit. Në vitet e para te regjimit komunist, hapësira përreth saj, u transformua në një park që lidhej me parkun e ri përpara kalasë, duke dëmtuar kësisoj rëndë pëlhurën urbane tradicionale. Në ‘vitin e zi’ 1967, ajo u shemb në mënyrë mizore thuajse krejtësisht. Copëza të saj ekzistonin akoma si gërmadhë në oborrin e pasmë të një mapoje industriale. Xhamia Balizade konsiderohet një nga dëmet më të mëdha te shkaktuar jo vetëm arkitekturës islame por vlerave të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Nën kujdesin e Myftinisë Elbasan, projektuar nga commonsense.studio, ndërtesa e re e Xhamisë së Ballies, 5 dekada pas prishjes së xhamisë së vjetër, është projektuar pikërisht mbi këto parime.
Duke mbajtur një qendrim të respektueshem, projekti i ri nuk synon të kopjojë projektin e vjetër. Këndveshtrimi artistik, teknikat e ndërtimit bashkekohor dhe përgjegjësia e frymezimit per kohen e ardhme mbartin përgjegjësinë e një interpretimi origjinal, por te kujdesshëm ndaj rolit të saj per besimtarët ashtu edhe per qytetin.
Koncepti i projektit arkitektonik mbështetet në krijimin e përjetimit të marredhënies Njeri-Krijues. Prania e qene por kontrolluar midis hapesires brenda dhe jashtë, hyrja e drites por mungesa e drejtëpërdrejtë e burimit, qënësia e ndjesisë së kohës, ftesa në përbrendshmëri janë disa nga aspektet e qasjes në kompozimin e hapësirave te xhamisë.
Nëpërmjet përdorimit të gjeometrisë, si nje mjet i pashtershëm ne artin dhe arkitekturën islame, elementet kryesore si fasada, kupola apo minarete, vijne në nje mënyrë tëresisht autentike në këtë xhami. Përzgjedhja e materialeve është bërë për të krijuar ndjesinë e të përkohshmes, për të ftuar njeriun në nje kujtesë te pashtershme në raport me kohën dhe me Krijuesin. Si të tillë janë menduar: përdorimi i veshjes së mermerit në fasadë, i cili mbetet i palodhur ne kohë; mbulimi i kupoles me bakër, të cilin koha e sjell në trajta akoma më dinjitoze ne kalimin e viteve; apo veshja e drurit në pjesën e brendëshme, e cila në bashkëpunim me ndriçimin natyror mundëson një atmosferë më pranë shpirtërores dhe hyjnores.
E shtrirë ne nje kat nëntoke, kati perdhe dhe dy meskate, sipërfaqja totale e ndërtimit e xhamisë eshte 1776 m2. Rreth 830m2 është sipërfaqja e dedikuar per falje. Rreth 1700 besimtarë mund të falen njekohesisht në të gjithë hapesirat e brendshme ne xhami. Bashkë me sheshin përpara saj, numri i besimtarëve arrin deri në 4600 vetë.
Sheshi përpara xhamisë është konceptuar të shërbejë si një, një hapësirë urbane e cila merr trajta të ndryshme përdorimi në sherbim të qytetit, një hapësire për një identitet ndërkulturor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu