Pas daljes nga kafazi, “Zogu i Tiranës” ka një kërkesë: Dua të shkoj…

0

Hermes Nikaj i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës” i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, prej muajit maj ndodhet në arrest shtëpie, pasi gjykata pranoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë duke e nxjerrë nga qelia.

Por edhe në shtëpi duket se “Zogu i Tiranës” nuk është i kënaqur, pasi në një postim në rrjetet sociale thotë se është bërë për të shkuar te berberi, por nuk del dot.

“Ne ‘arrest shtepie’, jena bo icik me shku te berberi po s’dalim dot ca me bo” shkruan ai, teksa postimin e shoqëron me foton ku shfaqet i transformuar dhe me mjekër.

Nikaj u arrestua në fund të nëntorit të vitit të shkuar me akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit” pasi policia pretendoi se merrej me gjetjen e vajzave me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion kundrejt pagesave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu