Pas dëmtimit në gju flet Kumbulla: “Do të rikthehem më i fortë…”

0

ITALI – Marash Kumbulla mori një dëmtim të rëndë në sfidën ndaj Milan në funjavë, teksa u desht të linte fushën e lojës që në minutën e 15-të të pjesës së parë. Një këputje e ligamentit e ka detyruar mbrojtësin shqiptar të mbyllë para kohe këtë sezon.

Sigurisht për këtë dëmtim ka reaguar në rrjetet sociale edhe 23-vjeçari, ku ka theksuar se ky nuk ishte sezoni i tij më i mirë, por gjithashtu u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Ndër të tjera Kumbulla ka theksuar se tashmë do të punojë që të ritkhehet edhe më i fortë.

“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar situatën në të cilën ndodhem. Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme për një sportist. Jam shumë i zhgënjyer dhe do të më duhet kohë që të shërohem dhe të jem në gjendje të luaj përsëri. Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj.

Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe u ruoj fat të mirë shokëve të mi dhe të gjithë skuadrës për pjesën tjetër të sezonit. Nuk ka mbaruar ende. Forca Roma!”, ka shkruar lojtari kuqezi në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu