Pas eurove dhe bizhuterive zbulohen pasuritë e Alda Klosit. Dhurata dy shtëpi dhe bashkëpronare e disa pasurive të paluajtshme!

0

Mega-vjedhjet nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi e qindra mijëra eurove dhe bizhuterive, çuan hetimet në një tjetër drejtim.

Se si përfundoi ajo shumë e madhe parash në banesën e zyrtares së shtetit, Alda Klosi. Kjo e fundit ka punuar si shefe e kabinetit të ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Sipas disa dokumenteve të siguruara nga Gazeta Shqip rezulton se Alda Klosi është pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të palujtshme dhe e një makine.

Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit.

Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin i një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë. Ish zyrtarja e shteti është gjithashtu bashkëpronare e një tjetër apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 50 m2. Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2. Zonja Klosi ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013.

42-vjeçarja Klosi ka pohuar se 120 mijë euro që i kanë vjedhur ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu