Pas hetimeve për ngacmim seksual, gurvernatori i New York-ut jep dorëheqjen

0

Guvernatori i New York-ut, Andrew M. Cuomo tha se për 14 ditë do të jepte dorëheqjen. Kjo deklaratë  tij vjen pas një hetimi disa mujor, i cili vërtetoi se ai kishte ngacmuar seksualisht gati disa gra.

Ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Guvernatorja Kathy Hochul. Ajo do të bëhet guvernatorja e parë femër e New York-ut, shkruan “The Washington Post”.

Avokatja e guvernatorit Andrew M. Cuomo, Rita Glavin, e cila është shfaqur si mbrojtësja kryesore e guvernatorit, ngriti pyetje të martën në lidhje me mënyrën e hartimit të raportit të prokurorit të përgjithshëm të shtetit, duke pohuar se ishte i njëanshëm dhe plot gabime.

“Ky raport ka gabuar në shkrimin e fakteve kryesore. Ai hoqi provat kryesore dhe nuk arriti të përfshijë dëshmitarë, dëshmia e të cilëve nuk do të mbështeste tregimin se ishte e qartë se ky raport ishte i stisur që nga dita e parë”, tha avokatja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu