Pas Metës, GJKKO masë sigurie dhe për Ema Çokun dhe babain e Erisa Xhixhos

0

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur masë sigurie dhe për dy persona të tjerë pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Mësohet se është vendosur detyrim paraqitje për babain e deputetes Erisa Xhixhio Pirro Xhixho si dhe për Ema Çokun.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu