Pas njoftimit të rritjes së pagave, furrat në Tiranë njoftojnë rritjen e çmimit të bukës

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po kërkon prej kohësh rritjen e pagës minimale dhe asaj mesatare në vend, strategji që sipas tij do të ndalojë ikjen nga vendi. Por duket se kostoja do të bjerë sërish tek buka e qytetarëve të kryeqytetit dhe jo vetëm. Një furrë bukë në Tiranë, ka lajmëruar se nga nesër do të rritet çmimi i bukës me 10-20 lekë të reja, pasi do rrisin me 50% pagat e punonjësve të tyre.

“NJOFTIM! Duke filluar nga data 10.04.2023 do të ngrihen çmimet me 10-20 lekë (të reja) për çdo artikull, kjo vjen si pasojë e ngritjes së pagave me 50% nga ana jonë, me qëllim frenimin e largimit të fuqisë punëtorë. Paga minimale do të ketë 60 000 lekë (të reja),”-thuhet në njoftim.

Një rritje e ngjashme e çmimit, por që justifikim kishte mungesën e grurit nga lufta në Ukrainë, u tentua edhe një vit më parë. Autoriteti i Konkurencës, e justifikoi rritjen e çmimit të produkteve të miellit me 20-30 lekë për produkt, duke u shprehur se është gjë normale dhe nuk ishte faji i bizneseve.

“Strategjinë” e tij për rritjen e pagës minimale, Qeveria Shqiptare ka miratuar dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Rama ka deklaruar se synohet që paga mesatare të shkojë në vlerën e 900 Eurove, e theksoi se kjo është një reformë e të gjithë strukturës së pagave në Shqipëri në sektorin privat dhe atë publik. Por sot, që bizneset kanë “dëgjuar” fjalën e tij për rritjen e pagave, që ka sjellë rrjedhimisht edhe atë të produkteve të shportës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të heshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu