Pas ofendimeve të rënda, Miley Cyrus habit me qëndrimin ndaj DaBaby

0

Miley Cyrus ka mbështetur publikisht reperin DaBaby e madje i ka ofruar ndihmën e saj pas komenteve të tij kundër komunitetit LGBTQ dhe të infektuarve me HIV.

Përmes një postimi në Instagram këngëtarja i ka kërkuar reperit që të komunikojnë bashkë, sepse të gjithë mund të mësojnë nga njëri-tjetrin.

“DaBaby kontrollo mesazhet, do të doja shumë të flisja dhe të shikoja se si mund të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndihmojmë që të kemi një të ardhme më të kuptueshme e të pranueshme”, ka shkruar Miley në postimin e saj.

Gjithashtu ajo i ka lënë një mesazh të gjithë ndjekësve të saj.

“Si një pjesëtare besnike dhe krenare e komunitetit LGBTQ, një pjesë e madhe e jetës sime i është dedikuar inkurajimit të dashurisë, pranimit dhe mendjes së hapur. Interneti mund të ushqejë shumë urrejtje dhe zemërim dhe është bërthama e ‘cancel cultures’ (kultura e anulimit)… por unë bessoj se mund të jetë edhe një vend i mbushur me edukim, bisedë, komunikim dhe lidhje.

Është më e lehtë që të anulosh dikë se sa të gjesh faljen dhe dhembshurinë brenda vetes apo për të marrë kohën për të ndryshuar mendjen dhe zemrat tona. Nuk ka më shumë vend për ndarje, nëse duam të shohim progres! Njohuria është fuqi! Unë e di që kam ende shumë për të mësuar”, shkruan Miley.

Kujtojmë se gjatë festivalit Rolling Loud në Miami, që u mbajt disa ditë më parë DaBaby ftoi të gjithë publikun që të ngrinin lart celularët me dritë, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe burrave homoseksualë. Gjithashtu ai u shpreh se të gjithë të infektuarit me HIV “do të vdesin për 2 ose 3 javë”. Po ashtu reperi foli shumë ashpër edhe për gratë dhe këto deklarata të tij morën kritika shumta nga njerëz dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Më pas reperi u detyrua të kërkonte falje në rrjete sociale.

“Të gjithë ata që janë prekur nga HIV keni të drejtë të mërziteni. Ajo që thashë ishte e pandjeshme, edhe pse nuk kisha si qëllim të ofendoja ndokënd. Kështu që ju kërkoj falje. Por për komunitetin LGBT nuk kam asnjë problem me ju, puna juaj është puna juaj”, shkroi reperi në një postim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu