Pas PD dhe LSI edhe deputetja socialiste e shqetësuar: Duam pamjet filmike nga KQZ

0

 

Deputetja e partisë Socialiste, Ermonela Felaj i ka dërguar një kërkesë kreut të KQZ , ku shpreset se partia Socialiste kërkon gjithashtu pamjet filmike përsa i përket procesit të numërimit në qarkun e Tiranës.

Kjo kërkesë vjen menjëherë pasi PD dhe LSI kanë dërguar të njëjtën kërkesë ndaj kreu të KQZ lidhur me pamjet filmike të qarkut Tiranë.

Theksojmë se PD është partia e parë që ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme një kërkesë ndaj KQZ , për pamjet filmike që çdo qendre votimi, duke i përpiluar në 4 pika.

Kjo kërkesë e PD, u ndoq më pas nga LSI e cila bëri të njëjtën kërkesë, dhe tani është partia socialiste që kërkon pamjet filmike të qarkut Tiranë.
Nuk janë bërë me dije arsyet e kësaj kërkese nga ana e partisë Socialiste.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu