Pas përfundimit të takimit, Basha del për ‘xhiro’ në qytetin e Fierit, ulet në kafe me mbështetësit e tij

0

Pas përmbylljes së takimit me demokratët e Fierit, kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë për një shtëtije në pedonalen e qytetit. Gjatë shëtitjes, Basha shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar, Enekelejd Alibeaj, kreu i PD në qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj, deputetja e Divjakës, Ilda Dhori si edhe nga disa simpatizantë të tjerë.

Kryedemokrati është parë gjatë gjithë kohës i qeshur dhe më tej ka zgjedhur edhe të ulen në njërin prej lokaleve të qytetit për të konsumuar një kafe.