Merr flakë një shtëpi në Elbasan

0

Një apartament në katin e dhjetë të një pallati është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia dhe zjarrfikësja mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur fikjen e flakëve.

Po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shkak dyshohet të jetë  një problem me rrymën elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu