Pas përfundimit të votimit për primaret në Elbasan, reagon Luçiano Boçi: Së bashku do të nisim rrugëtimin e fitores!

0

Pas përfundimit të votimit për primaret në Elbasan, nga ku fitues është shpallur deputeti Luçiano Boçi, i cili konkurronte i vetëm në këtë garë, nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka falenderuar votuesit anëtarë të Partisë Demokratike dhe simpatizantët të cilët i besuan kandidaturën për Bashkinë e Elbasanit.

Postimi i Luçiano Boçit:

Falenderime votuesve anëtarë të PD dhe simpatizantëve që sot me votën e tyre më dhanë privilegjin dhe përgjegjësinë të jem kandidat për Bashkinë Elbasan.
Së bashku do të nisim rrugëtimin e fitores për t’i dhënë Elbasanit politikën e munguar njerëzore dhe dinjitare!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu