Pas PS, edhe PD mund të ankimimojë në KAS, nuk është dakord me…

0

Pas miratimit të fletëve të votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike, po shqyrton mundësinë e ankimimit.

PD, preferon vendosjen e emrave në mënyrë vertikale, e kjo sipas tij, është një nga arsyet se PD po mendon ankimimin. Kujtojmë se edhe Partia Socialiste do e ankimojë në KAS vendimin e Komisionerit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pasi dëshiron që deputetët në fletët e votimit të identifikohen me numra dhe jo me emrat e tyre. Ndërsa ky propozim i KQZ, është përshëndetur nga Partia Demokratike.

Gjatë mbledhjes së fundit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh:
“Kandidatët do ë identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark”.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Celibashi deklaroi se shënimi i emrave shkon me përputhje me Kodin Zgjedhor, si dhe shtoi se është më ndihmuese për zgjedhësit, në mënyrë që të mos jenë konfuz në ditën e zgjedhjeve.

“Vlerësimi i fletës së votimit ku kandidatët janë të shënuar me emra shkon në përputhje me Kodin Zgjedhor. Shënimi i emrave në qendrat e votimit është më ndihmues për zgjedhësit dhe për të mos qenë konfuz në ditën e zgjedhjeve. Të tre variantet, do të ishin në përputhje me kodin Zgjedhor. Ne vlerësomë që varianti i propozuar shkon në përputhej të plotë me kodin zgjedhor. Ai imponon që zgjedhje në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit”, u shpreh Celibashi disa ditë më parë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu