Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, brenda selisë blu.
Duke iu referuar burimeve të besueshme brenda PD, “Infoweb”raporton se mbledhja po zhvillohet vetëm pak minuta para se të nisë seanca në Parlament.
Sipas tij pritet që grupi parlamentar i PD të votojë në bllok kundër Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.