Pesë ditë më parë, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Ditën e sotme, ka publikuar një fotografi nga një event me Eduartin ku duket në super formë, e veshur me të zeza dhe me një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë.
Arbana Osmani solli në jetë një djalë që e pagëzoi me emrin “Dielli”. Ajo dhe regjisori Eduart Grishaj kanë zgjedhur këtë emër unik, tipik shqiptar për fëmijën e tyre. Ditën e sotme, Osmani ka zbuluar dhuratën e parë që i bëri partneri.
“Varësja ime e preferuar nga dizenjuesi im i preferuar”, shkruante moderatorja krahas varëses ku dallohet se formohen dy emra, Jon dhe Diell.