Pas tre ditë përpjekjesh, zjarrfikësit fikin zjarrin në fushën e plehrave në Gramsh (Foto)

0

Pas tre ditë përpjekjesh, zjarrfikësit fikin zjarrin në fushën e plehrave në Gramsh.
Persona të papërgjegjshëm i kanë vendosur zjarrin vendgrumbullimit të mbetjeve, duke shkaktuar ndotje të dyfishtë.

Mbetjet e qytetit të Gramshit grumbullohen në një zonë me pisha, por për shkak të tejmbushjes herë pas herë i vendosin edhe zjarrin. Tymi i shkaktuar nga djegia e mbeturinave mbulon gjithë qytetin e Gramshit, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Kreu i Zjarrfikësit në Gramsh, Ilir Llapushi tha se policia e shtetit është në ndjekje të autorëve, që ai i quajti keqdashës dhe duhet të ndëshkohen.

“Kjo është një pikë grumbullimi ku grumbullohen plehrat. Ka keqdashës që duan t’i vënë flakën. Pas tre ditësh, dje kemi arritur ta fikim zjarrin. Policia e shtetit është në kërkim të këtyre personave. Unë nuk di të them sepse është pjesë e kompetencës së policisë së shtetit. Normal që është në shkelje të ligjit dhe këta keqdashës duhen ndëshkuar dhe policia po përpiqet që ti kapë këta persona”, tha Ilir Llapushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu