Gjërat e çuditshme nuk kanë fund, teksa më e pazakontë është kur lirohesh nga burgu por ti dëshiron të kthehesh sërish. Një gjë e tillë ka ndodhur me një të dënuar në burgun e Leçes.
Bëhet fjalë për një 45-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i identifikuar si Ermal Cenaj. Ky i fundit me vendim nga lëshuar nga Gjykata e Leçes, u lirua nga burgu në datën 23 dhjetor, për të vuajtur dënimin nën masën e arrestit shtëpiak në shtëpinë e shokut të tij.
Mirëpo nuk ka kaluar shumë kohë dhe Cenaj ka vendosur që të kthehet me dëshirë në burg dhe Krishtlindjet i festoi në ambientet e burgut.
Arsyeja e këtij vendimi ishte se shoku që do e strehonte nuk e priti dhe ishte zhdukur, teksa Cenaj nuk kishte një banesë ku të kalonte ditët e lirisë së tij ndaj zgjodhi të rikthehej sërish në burg.
Burimi: www.brindisireport.it/joq.al