PD Elbasan akuza të forta për projektin e Bashkisë. Himçi: Gënjejnë, mashtrojnë, fshehin (Video)

0

PD Elbasan reagon sërish në lidhje me projektin e rikonstruksionit të bashkisë Elbasan.

Duke e nisur me slloganin “Çdo Partia, bën bashkia”, Sekretari i PD Blendi Himçi ka lëshuar akuza të forta ndaj PS që mbron me çdo kusht këtë projekt. Ai e ka cilësuar gënjeshtër deklaratën e bashkisë se ky projekt është miratuar që në kohën e kryeministrit Sali Berisha.

Himçi deklaroi se në 29.12. 2016 në pikën 6 theksohet hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë Rama që shfuqizon vendimet e mëparshme të qeverisë Berisha për planin rregullues dhe qendrën e qytetit të Elbasanit.

Bërja publike e vendimeve të vjetra për rregullimin e territorit sipas tij janë mashtrime.

Gjithashtu ai ka hedhur poshtë faktin se ky projekt është miratuar nga këshilltarët e djathtë. “Akuzohemi se këshilltarët e djathtë kanë miratuar këto vendime. Këshilli bashkiak nuk miraton vendime të KRRT ai ka miratuar vetëm nismën për hartimin e planit të përgjithshëm vendor”, deklaroi Himçi.

Himçi ka denoncuar me prova pozicionin ku projekti përfshin ndërtimin e kullave të bashkisë.

Ai i është drejtuar sërish kryebashkiakut Gledian Llatja duke i thënë se ka shkelur rëndë ligjin.
Gjithashtu ai i ka kërkuar që të sqarojë se përse ka detyruar përgjegjësen e sektorit të urbanistikës të japë dorëheqjen vetëm pse nuk firmosën këto dokumenta.
Ja deklarata e Himçit:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu