Ministrja Arsimit Evis Kushi zbulon si do të zhvillohet mësimi nga 1 dhjetori! Klasat që përjashtohen nga mësimi online

0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi zbulon si do të zhvillohet mësimi nga 1 dhjetori! Klasat që përjashtohen nga mësimi online

“Pas rekomandimit të djeshëm për zhvillimin e mësimit të kombinuar jam sot këtu për t’iu informuar rreth disa vendimeve. Duan të shpreh vlerësimin për punën në këto muaj të parë të vitit shkollor. Dini të tregoni se jeni hallkë e shëndetshme. Gjej rastin që për mësuesit dhe prindërit e tyre të prekur të ndaj urimin për shërim sa më të shpejtë. Ne kemi përgatitur dhe kemi bërë publike skenarët e mundshëm. Mbrëmë pas konsultimeve dhe orëbe të gjata të punes kemi hartuar shtojcën për vitin 2020-2021 e cila është në faqen e Ministrisë.

Shkollat do kenë fleksibilitet në përzgjedhjen e orëve të kombinuar në varësi të kushteve të saj specifike.

Skenari i mësimit do të nisë nga data 1 dhjetor deri në një vendim tjetër.

Gjatë kësaj periudhë do vazhdojë i njëjti program arsimor dhe orari mësimor që shkollat kanë tani.

Çdo të premte shkollat do të raportojnë në zyrat arsimore dhe pastaj do të merret vendimi për çdo shkollë.

Sipas këtij udhëzuesi klasat e arsimit fillor nga e para në të pestën dhe klasa e 123 do vazhdojnë normalisht mësim se deri tani.

Ndërkohë klasat e tjera do bëjnë mësim kështu

Në javën tek, dy ditët e para në shkollë dhe tre ditët e tjera online.

Në javët çift ditët këmbehen

Në varësit të situatës së Covid-19 nëse ka rëndim të situatës mund të aplikohet skenari kur vetëm maturantët bëjnë mësim në shkollë ndërsa të tjerat online’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu