PD Elbasan denoncon rritjen e taksave vendore, reagon Bashkia

0

Sekretari i Partisë Demokaratike për Elbasanin, Ledio Muzhaqi, në një deklaratë për mediat ka denoncuar rritjen e taksave vendore nga bashkia e Elbasanit.

Sipas sekretarit të PD, bashkia e Elbasanit e ka bërë fakt të kryer rritjen me 45% të taksave dhe tarifave lokale ku më së shumti në xhepat e qytetarëve do të rëndoj rritja e çmimit të ujit.

Në vijim të dekaratës Muzhaqi kërkoi disa përgjigje nga bashkia e Elbasanit.

Muzhaqi e përfundoi deklaratën duke thënë se kjo situatë duhet të ndryshojë sa më shpejt.

Ndërkohë ka reaguar menjëherë Bashkia e Elbasanit.

Për shumë vite Bashkia e Elbasanit, nuk ka ndërrmarë asnjë përpjekje për të rritur taksat.
Theksojmë se taksat dhe tarifat në Bashkinë e Elbasanit, janë më të ultat në nivel republike.
E vetmja tarifë që aktualisht është rritur me 20 përqind në Bashkinë e Elbasanit është ajo e ndriçimit dhe e pastrimit.
Pas konsultimeve publike që Bashkia e Elbasanit ka realizuar gjatë vitit 2021, kanë qenë vetë qytetarët ata të cilët kanë kërkuar më shumë investime dhe një ndarje më të mirë të zërave të Buxhetit të Bashkisë.
Këto kërkesa të tyre, sollën si shkak edhe rritjen e tarifës së pastrimit dhe të ndriçimit, pasi nuk e mbulonin dot koston e tyre prej 90 lekë në muaj.
Sa i përket vjeljes së këtyre tarifave, është zgjedhje e qytetarëve dhe në varësi të Agjentëve Tatimorë, në këtë rast OSHE UK Elbasan, që të paguhen ose në tarifë të plotë në fillim të vitit, ose çdo muaj.
Opozita non grata, e cila tashmë është zgjuar nga gjumi letargjik në këtë verë të nxehtë, të mos disinformojë qytetarët, pasi Bashkia e Elbasanit ka qenë dhe do të jetë gjithnjë transparent dhe në mbështetje të qytetarëve, për të gjitha problematikat që kanë, tani edhe në të ardhmen!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu