PD Elbasan: PS po zhvendos emrat e qytetarëve në qytete të tjera për vota. Akuza të forta edhe Komitetit për selektim të qytetarëve me COVID-19

0

“Sfidoj Partinë Demokratike të më gjej një rast të zëvëndësimit të qytatarëve në gjëndje civile jasht banimit të tyre”.

Këto ishin fjalët e Drejtorit të Gjëndjes Civile në Elbasan gjatë një inspektimi që bëri në këtë qytet.

Sfidës së tij iu përgjigjet sot Partia Demokratike, dega Elbasan, e cila në një takim me mediat solli prova kokrete të zhvendosjes së qytetarëve.

Gjatë një procedure të thjeshtë shit-blerje automjeti, ish- kryetari i Komunës Funar Qani Sherja zbuloi se ishte zhvendosur me vend banim në Laprakë ku vend banimi i tij aktual është Funari. Mirpo në regjistrat e gjëndjes civile ai figuron si banor i Laprakës.

Në fjalën e tij Kryetari i PD Elbasan, Eugen Isaj, u shpreh se si ky rast ka dhe raste të tjera të cilët do paraqiten nga PD me prova konkrete.

Po ashtu z. Eugen Isaj preku dhe situatën e rënduar me COVID 19 ku u shpreh se në Elbasan është krijuar një Komitet i cili bën selektime për qytetarët se cilët duhet të bëjnë tamponin. Po ashtu ai tha se qytetarët detyrohen të bëjnë tamponin në privat duke paguar 12 mijë lekë të reja. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu