Elbasan/ Mungojnë vaksinat e gripit. 3 500 dozat e para iu dhanë grupeve të riskut

0

Në qytetin e Elbasanit mungojnë vaksinat e gripit. Në fazën e parë, janë shpërndarë 3 500 vaksina për personelin shëndetësor, që përbën edhe më të rrezikuarin, por me sa duket mungon një kontigjent I dytë.
Zakonisht shpërndarja e vaksinave për gripin sezonal rekomandohet në fund të shtatorit përpara nisjes së sezonit të gripit në mënyrë që organizimi të ketë kohën e nevojshme për të krijuar antitrupa. Më shumë se 12 mijë vaksina shpërndahen në Elbasan në një sezon, por duket se ky vit ka ngadalësim të procesit ndërsa qytetarët dhe sidomos të moshuarit ndjehen të shqetësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu