PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, ja për çfarë do të diskutohet…

0

Partia Demokratike pritet të mbledhë sot Këshillin Kombëtar, ku pritet të diskutohen ngjarjet e 8 janarit. Në një njoftim dërguar anëtarëve të Këshillit disa ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sqaron se pritet të ketë një diskutim për organizimin e Këshillit dhe miratimin e një rregulloreje të brendshme.

JuSugjerojmë
Këshilli Kombëtar i PD, Komisioni i Rithemelimit: Mos u bëni pengmarrës të partisë
Basha urdhëron mbledhjen e Këshillit Kombëtar në 23 dhjetor
NJOFTIMI I PLOTË:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD. Rendi i Ditës së mbledhjes është si më poshtë:

Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.
Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitut nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.
Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga demokratët vjen disa ditë pas trazirave që shoqëruan protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për rimarrjen e Partisë. Berisha me të tijët shkuan për të nxjerrë nga selia kryetarin e shkarkuar prej tyre me referendum, Lulzim Basha, por u përballën me gaz lotsjellës që vinte nga brenda selisë dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Berisha zotohet se selia do të merret dhe Basha do të largohet, por deri më tani, palët janë ende në pozicionet e tyre. Basha në seli dhe Berisha në prokurori ku duhet të japë deklarime për përplasjet e dhunshme dhe organizimin e protestës së 8 janarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu